Friday , April 23 2021

Xhensila dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? Ja komenti i mikeshës që zbuloi “sekretin”

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit duket se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Së fundmi janë ngritur dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Dyshimet kanë ardhur pas një komenti që ajo i ka bërë blogeres së njohur Vjosës. Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa Xhensila i ka shkruar “urime”.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke hedhur kështu dyshime për një shtatëzëni të dytë të këngëtares. Një tjetër detaj është se këngëtarja gjithmon pozon nga palestra, teksa së fundmi nuk ka ndodhur kështu. Por ndryshe ajo ka eleminuar plotësisht këto foto dhe pozon e veshur vetëm me rroba të cilat i mbulojnë barkun.

Ende nuk ka një konfirmim për lajmin e ëmbël nga çifti. Kujtojmë që ata janë bërë rreth dy vite më parë prindër të një vazje të cilën e quajtën Ajka.