Sunday , April 18 2021

Shpërndanin para false në Elbasan. E pësojnë keq 7 shtetas, ndër ta edhe një grua

Shtatë persona, ndër ta një grua nga Librazhdi, janë aṙestuar nga Policia e Elbasanit pasi për disa muaj me radhë kanë hedhur në treg para të falsifikuara. Ata ishin nga Fieri, Librazhdi, Elbasani dhe Kruja ku pas një hetimi disamujor sot janë kapur nga policia

Ata janë: A.V, 50 vjeç, banues në Fier; B. M, 56 vjeç dhe I.H, 32 vjeçe, banuese në Librazhd; R.K, 48 vjeç, D.A, 20 vjeç dhe A.T, 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I.Ç, 27 vjeç, banues në Krujë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, atyre iu janë gjetur 158 mijë lekë shqiptare të falsi fikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete. Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.