Saturday , November 27 2021

Vjen lajmi që nuk pritej/ BE kêrcênon me rivendosje vizash nëse…

Shtetet që nuk pranojnë të marrin mbrapsht shtetasit e tyre nga BE ku po qëndrojnë si azilkërkues mund të përballen me kufizime të vizave në të ardhmen. Ministrat e jashtëm evropian ranë dakord që këto kufizime të vizave të jenë gati që të zyrtarizohen deri në prag të sezonit veror. Kërcënimi vjen mes një raporti konfidencial të Komisionit Evropian ku renditen 39 vende të botës, ku është analizuar niveli i tyre i bashkëpunimit deri në vitin 2019 kur bëhet fjalë për ripranimet dhe kthimet e migrantëve.

“Ne kemi mjetet, natyrisht që duhet t’i përdorim, si një mënyrë për të bërë një politikë më bujare të vizave, por edhe për të propozuar një politikë më të rreptë të vizave,” tha komisionerja për migracionin Johansson.

Turqia duket të jetë mes 39 vendeve në këtë listë edhe pse vizat për shtetasit e saj nuk janë hequr për të lëvizur lirshëm në zonën shengen. BE ka rënë dakord gati pesë vjet më parë me Turqinë për të shkëmbyer migrantë me refugjatë që zbarkuan në ishujt grekë në këmbim të koncesioneve politike dhe miliarda fondeve të BE./ Klan News