Friday , April 23 2021

Covid-19 po na merr të rinjtë, pas ndarjes nga jeta e dy djemve nga Vlora, ndërron jetë edhe një 32-vjeçar nga Kukësi

Koronavirusi u ka marrë jetën 3 të rinjve brenda një dite. Mësohet se një 32-vjeçar nga Kukësi ka humbur betejën me Covid-19. Fillimish u njoftua mesditën e sotme se ishte ndarë nga jeta 31-vjeçari nga Vlora Myrtezan Memushaj. Ai ishte nisur për kurim më të specializuar drejt Turqisë, por fatmirësish u nda nga jeta 4 ditë pasi kishte mbërritur në spital.

Më pas, i riu tjetër Lorenc Gavani nga Vlora nuk mundi të mbijetojë nga virusi i rrezikshëm Covid-19. Prej ditësh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtruar në in-tubim. Lenci siç e njihnin të gjithë kishte një biznes “Fast-Food” në Vlorë dhe ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Rreth një orë më parë u bë e ditur se 32-vjeçari nga Kukësi, Xhafer Gjana është ndarë nga jeta pas infektimit me koronavirus. Ai njihej një komunitet si një besimtar i devotshëm i fesë së Krishterë. Lajmi u njoftua nga faqja e komunitetit të krishterë në Tiranë, ku ai ishte një anëtar aktiv.

Dita e sotme ka qenë një ditë e zezë për të rinjtë shqiptarë të infektuar me virusin e rrezikshëm, pasi Covid-19 u mori jetën 3 personave në moshë fare të re.