Thursday , April 22 2021

Ish-e dashura e Kastro Zizos? Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa thyen heshtjen, zbulon si qëndron e vërteta

Bashkëshortja e Kryebashkiakut Erion Veliaj, regjisorja Ajola Xoxa ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan ditën e djeshme se ajo ka qenë në një lidhje me këngëtarin Kastro Ziso fill pasi ky i fundit u shfaq në një takim me Kryebashkiakun. Ajola ka treguar se Kastro Zizon e ka pasur në klasë paralele dhe se nuk e ka pasur kurrë të dashur, teksa shkruan se e vetmja gjë që i lidhte ishte olimpiadat e fizikës dhe muzika.

“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme. Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta. Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq,” ka shpeguar ajo.