Sunday , April 18 2021

“Mendova më të keqen”/ Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me covid-19 dhe ka një apel për të gjithë

Artisti i mirënjohur shqiptar, Bujar Qamili rrëfeu së fundmi se pak kohë më parë ka qenë i infektuar me covid-19, pas shumë aludimeve që qarkulluan në rrjet. Në një intervistë për “TV1 Channel”, këngëtari është shprehur se ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore, aq sa kishte menduar t’i jepte fund jetës.

Gjatë intervistës së tij, Qamili i kërkoi publikut që të tregonte kujdes, pasi infektimi me virusin SARS-COV-2 nuk është aq i thjeshtë.

“Me të vërtetë kam kaluar një problem shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, lokale, por të kenë kujdes të vendosin maskë për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë”, u shpreh artisti.

“Më mirë t’i them vdéķjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj. Ka qenë shumë shumë gjendje e rëndë, por kam lindur për të dytën herë”, ka përfunduar ai.