Saturday , November 27 2021

Në vendet e para për numrin e të vaksinuarve, fqinjët nuk ia dalin dot: Nga sot, gjithë vendi në karantinë

Qeveria serbe ka vendosur që të fusë në karantinë vendin, pasi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Mediat vendase kanë raportuar se duke filluar nga e mërkura do të ketë bllokim të lëvizjes së lire deri të hënën. Për këtë, kryeministrja, Ana Brnabiç,  theksoi se Shtabi Emergjent ka vendosur që të vendosë masa më të ashpra kufizimi anti Covid duke filluar nga disa e nesërme vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë, pikat e karburantit do të funksionojnë.

Sipas Bërnabiçit, masat janë të rrepta, por ato do të jenë në fuqi për pesë ditë, edhe pse pjesa mjekësore e Shtabit Emergjent kishte kërkuar që ato të ishin të paktën 14 ditë.

“Nëse ato do të shtyhen nga e hëna e ardhshme varet nga të gjithë ne.

Unë apeloj për disiplinë maksimale, për të kuptuar situatën e sektorit tonë shëndetësor dhe punonjësve shëndetësorë të cilët kanë punuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira për një vit, të përpiqen t’i ndihmojnë ata. Por dhe të përpiqen t’i mbrojnë ata dhe familjet e tyre nëse disa prej nesh nuk kanë tashmë mirëkuptim të mjaftueshëm. për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre”, ka thënë Brnabiç.