Sunday , April 18 2021

Procesi i vaksinimit të mësuesve në Elbasan, Balla: Kjo vaksinë nuk le vend për…

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla bëri një vizitë ditën e sotme në qendrën e vaksinimit, ku vijon vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve të Elbasanit. Në fjalën e tij Balla tha se në të gjithë qarkun e Elbasanit vaksinimi i mësuesve po ecën me ritme të shpejta dhe brenda një kohe të shkurtër do të imunizohen të gjithë mësuesit, në mënyrë që mësimi të zhvillohet në kushte normale. Balla hodhi poshtë lajmet që qarkullojnë së fundmi në lidhje me bllokimin e vaksinës AstraZeneca në disa shtete, duke thënë se nëse do të verifikohen do të rezultojnë lajme të rreme.

 “AstraZeneca po përdoret gjerësisht në Britaninë e Madhe, ku vetë kryeministri u vaksinua. E certifikuar nga institucionet ndërkombëtare kjo vaksinë nuk le vend për dyshime për cilësinë dhe efikasitetin e saj”, deklaroi ai.dosja.al