Wednesday , April 21 2021

Habit hulumtimi i ri: Ri-infektimi me koronavirus është më i…

Shumica e njerëzve që kanë pasur COVID-19 janë mbrojtur nga ri-infektimi për të paktën gjashtë muaj, sipas studimit të fundit, por njerëzit e moshuar janë më të prirë për t’u ri-infektuar sesa të rinjtë. Një studim i botuar nga revista prestigjioze mjekësore “Lancet” zbuloi se vetëm 0.65 për qind e njerëzve dolën pozitiv për COVID-19 për herë të dytë, pasi u infektuan gjatë valëve të para dhe të dyta të pandemisë në Danimarkë.

Kjo është shumë më e ulët se 3.27 për qind, të cilët dolën pozitivë për virusin pasi përdorën teste më precize PCR, pasi kishin testuar më parë negativ për një test të shpejtë. Por studimi zbuloi se personat mbi 65-vjeç kanë vetëm 47 për qind mbrojtje ndaj përsëritjes së infeksionit, krahasuar me 80 për qind mbrojtje për të rinjtë.

“Studimi ynë konfirmoi se një numër studimesh të tjera kanë treguar se ri-infektimi me COVID-19 është më pak i zakonshëm te të rinjtë, të shëndetshëm se sa te njerëzit e moshuar që janë në rrezik më të lartë për ta marrë atë përsëri,” tha Stein Ethelberg pranë instituti danez Statens Serum Institute.

“Meqenëse njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të kenë simptoma më serioze të sëmundjes, gjetjet tona e bëjnë të qartë se sa e rëndësishme është të zbatohen politikat e mbrojtjes së të moshuarve gjatë një pandemie,” thuhet në studim.

Autorët e studimit nuk gjetën që mbrojtja kundër ri-infeksionit bie brenda gjashtë muajve nga sëmundja, por theksojnë se studime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar mbrojtjen kundër ri-infeksionit në variante të ndryshme të virusit.

Të dhënat që ishin objekt i analizës u mblodhën me ndihmën e Strategjisë Kombëtare të Testimit të Danimarkës, në të cilën 69 për qind e popullsisë ose katër milionë njerëz, u testuan gjatë vitit 2020. Duke komentuar rezultatet, profesorët nga Kolegji Mbretëror, Rosemary Boyton dhe Danny Altman, thanë se rezultatet tregojnë mbrojtje më të dobët dhe se ato janë “më shqetësuese” sesa disa studime të mëparshme.