Tuesday , April 20 2021

Shqiptarët kaq para nuk i marrin në muaj, motrat Vjollca bëjnë garë kush blen fustanin më të shtenjtë

Motrat Marina dhe Luana Vjollca janë dy prej moderatoreve më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku. Përveç konkurrencës në emisione, dy bukuroshet bjonde komentohen edhe për shpenzimet marramendëse që bëjnë për veshjet e tyre.

Së fundi, Luana u shfaq në emision e veshur me një fustan nga Alexander McQueen që kushton 1163 dollarë. Ndërsa Marina kishte veshur një fustan pas trupit Alexander Vauthier që kap shifrën e 1265 eurove. Përtej shifrës, Luana dhe Marina dinë gjithnjë të tërheqin vëmendjen, dhe mbrëmjen e kaluar të dyjat vajzat dukeshin mjaft tërheqëse në ekran.