Sunday , April 18 2021

E PAZAKONTË/ Kandidatja e PD-së publikon numrin e llogarisë dhe kërkon mbështetje financiare: Më nevojitet ndihma juaj për…

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi zyrtarisht i fushatës elektorale, por kandidatët për deputetë kanë filluar të kërkojn mbështetjen e qytetarëve. Anduena Qefalia, candidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, ka bërë një thirrje të pazakontë për mbështetësit e saj, pasi ka kërkuar që ata ta mbështesin financiarisht.

 Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kandidatja e renditur e 29-a në Tiranë ka publikuar numrin e saj të llogarisë bankare dhe ka kërkuar mbështetje, në mënyrë që të mundësojë rrugëtimin e saj në parlament.

Postimi i plotë:

I/e dashur mik/e!

Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj  në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SWIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia