Thursday , August 5 2021

Mjaft postuat kartat e vaksinave në rrjetet sociale! Ka disa arsye të forta për të mos e bërë më

Në një kohë kur Covid-19 vazhdon të infektojë e të marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, të sigurosh një vaksinë kundër këtij virusi është privilegj. Kjo është njëra prej arsyeve që shumë njerëz kanë nisur të shpërndajnë foto të kartave të vaksinave në rrjetet sociale. Por ekspertët po këmbëngulin që kjo nuk duhet të ndodhë më dhe për këtë, renditin disa arsye.

Së fillim, karta e vaksinimit ka të dhëna personale (emri, mbiemri, datëlindja, numri personal ID etj). Siç dihet, informacionet personale mund të përdoren për qëllime të paligjshme nëse bien në duar të gabuara. Këtë e thekson edhe Better Business Bureau (BBB), organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e bizneseve në treg.

Po kështu, ekspertët thonë se publikimi i kartave mund t’ua bëjë më të lehtë disa njerëzve falsifikimin e tyre – një veprim i paligjshëm, i cili mund të gjejë në pak kohë përhapje të gjerë. Kjo ka ndodhur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë shitur karta vaksinimi të rreme. Së treti, mos harroni që shumë njerëz kanë humbur të afërmit nga Covid-19. Për ta nuk është aspak e thjeshtë të shohin fotot tuaja me kartat e vaksinimit, në një kohë kur të afërmit e tyre kanë ndërruar jetë. Nuk është etike nga ana juaj…