Wednesday , April 21 2021

453 raste aktive në Elbasan- Covid 19/ Bie numri i viĸtimave. Ja sa raste të reja

Katër pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe kanë rezultuar 659 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. 4 qytetarët, të cilët e kanë humbur betejën me COVID19 janë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ndërsa nga 3487 testime të kryera, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket situatës në spitalet COVID, aktualisht në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Mars 2021)

Raste të reja ditore – 659

Të shëruar në 24 orë – 522

Të shtruar në spitale – 392

Humbje jete në 24 orë – 4

Testime ditore – 3487

Testime totale – 532,796

Raste pozitive – 121,200

Raste të shëruara – 85,147

Raste Aktive – 33,916

Humbje jete – 2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 22994

Fier – 2647

Durrës – 1574

Vlorë  – 1422

Shkodër – 1299

Gjirokastër – 1225

Korçë – 809

Lezhë – 635

Elbasan – 453

Kukës – 346

Dibër – 340

Berat – 172

Top Channel