Thursday , April 22 2021

Klevis Xhoxhi: Mandati i tretë na duhet për të përfunduar projektet e nisura në Elbasan, por edhe për fillimin e…

Në takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe kandidatëve për deputetë të Qarkut Elbasan, në fjalën e tij përshëndetëse z. Klevis Xhoxhi ka theksuar se është “është nder dhe privilegj i lartë që të jemi pjesë e skuadrës së PS të Elbasanit”.

“Faleminderit Z.Kryeministër, që më bëre pjesë e skuadrës fituese. Më lejo të të falenderoj gjithashtu për të gjithë punët e mira që keni bërë për qytetin e Elbasanit. Nuk dua të lë pa përmendur impiantin e përpunimit të plehrave, tashmë qytetit i keni dhënë një frymëmarrje, i keni larguar smogun dhe tymin e cili rëndonte prej vitesh e vitesh në këtë qytet. Të falenderoj për investimin që po bëni në sistemin e ujësjellësit, tashmë një pjesë e madhe e qytetit do të ketë një sistem të ri ujësjellësi. Qytetarët do të pinë ujë me të pastër dhe përfundimisht nga qyteti do të largohen këto depozitat që rrinë mbi pallate.

Z.Xhoxhi u shpreh gjithashtu se  dua të më lejosh të të falenderoj dhe për ratifikimin e marrëveshjes që  u bë jo më larg se para një muaji në parlamentin shqiptar me qeverinë gjermane për sisteminin dhe kanalizimin e ujrave të zeza për gjithë qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij Xhoxhi u ndal gjithashtu edhe tek fakti se janë edhe shumë punë për t’u bërë.

“Qyteti është dëshmitar i gjithë këtyre punëve te mira që janë bërë gjatë këtyre viteve nga qeveria Socialiste, nga qeveria që ju drejtoni kryeministër, por sigurisht kemi akoma shumë për të bërë. Kemi akoma shumë punë për të bërë ndaj mandati i tretë i qeverisë Socialiste do të jetë për vazhdimin dhe përfundimin e gjithë projekteve të nisura, por dhe për nisjen e projekteve të reja.

“Më lejo që nga kjo tryezë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit që më datë 25 Prill të dalin nëpër kutitë e votimit dhe të votojnë Partinë Socialiste. Të votojnë për Shqipërinë e të ardhmes, për Elbasanin e të ardhmes, të cilin mund ta bëj vetëm Partia Socialiste mund ta bëni vetëm ju zoti Kryeministër. Unë jam krenar që jamë pjesë e skuadrës fituese të partisë Socialiste dhe ju falenderoj që më keni bërë pjesë të kësaj skuadre si deputet.