Wednesday , April 21 2021

U desh që Floriana Garo t’i futej politikës që ta shihnim pas kaq vitesh në foto me bashkëshortin e saj bukurosh (Foto)

Floriana Garo paska edhe një shoqërues gjatë rikthimit në Shqipëri. Sigurisht që nuk mund të ishte tjetër njeri veç bashkëshortit të saj. Në një foto që qarkullon në rrjet, ku shfaqet krah të rinjve dhe antarëve të PD-ës, zëdhënesja e partisë që synon të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ka pranë edhe bashkëshortin e saj.

Megjithëse e kemi parë shumë rrallë në profilin e Florianës, e të paktat foto që ajo ka publikuar me të i përkasin viteve të shkuara, tashmë kemi edhe një imazh më aktual të tyre bashkë. Dukshëm, ai është mbështetja më e madhe e Florianës, jo më kot e ka shoqëruar bashkëshorten në këtë rrugëtim, megjithëse nuk është e qartë nëse ka ardhur vetëm për fundjavën, apo do qëndrojë këtu.

Çifti prej vitesh kanë ndërtuar jetën jashtë vendit tonë, janë prindër të dy fëmijëve dhe ky është rikthimi i parë kaq i gjatë i Garos në shumë vite.