Wednesday , April 21 2021

Lajm i mirë për shqiptarët/ Fqinjët lejojnë shqiptarët të udhëtojnë drejtë tyre. Por ka një kusht…

Ditën e sotme është bërë me dije një lajm i mirë për shqiptarët. Pak më parë është publikuar se Greqia ka hequr kufizimet në fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të frenuar përhapjen e Covid-19. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil (YPA).

Megjithatë të gjithë qytetarët që vijnë nga këto tre shtete në drejtim të Greqisë, duhet të kenë me vete një test negativ të Covid-19, që është bërë 72 orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek.

Gjithashtu, të gjithë udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën shtatë ditë. Ndër të tjera, një masë e tillë është marrë edhe për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid në aeroportet greke pas mbërritjes në territorin helen.

Nëse gjatë këtyre testeve, ndonjë prej udhëtarëve do të rezultojë pozitiv, i duhet t’i nënshtrohet një karantinë 14 ditore. Raportohet se Greqia do të heqë disa nga masat kufizuese të Covid-19 javën e ardhshme, si pjesë e një plani i autoriteteve shtetërore për të rihapur gradualisht ekonominë dhe turizmin.