Thursday , April 22 2021

Xhemi lë pa fjalë Arbana Osmanin, bën komentin e papritur në foton e tyre të përbashkët

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu prej vitesh e ruajnë miqësinë e tyre të ngushtë dhe nuk ngurojnë të ndajnë në rrjetet sociale dhe momente nga përditshmëria e tyre. Dy moderatoret kanë dalë këtë të hënë dhe kanë shkrepur një selfie për Instagram, të cilën e ka publikuar Arbana. Ajo iu ka kërkuar ndjekësve të bëjnë tag mikeshën e tyre të ngushtë, por komenti i Xhemit ka marrë të gjithë vëmendjen.

Në postimin e Arbanës për shoqet e ngushta, Xhemi i ka bërë tag Orinda Hutës dhe jo asaj. Kjo është vënë re nga ndjekësit të cilët e kanë pritur me shumë të qeshura.

Kujtojmë se Orinda dhe Xhemi janë po ashtu mikesha, të cilat u afruan akoma më shumë gjatë kohës së karantinës. Dy moderatoret kanë kaluar dhe pushimet bashkë.