Monday , April 19 2021

Pas videoklipit që xhiruan bashkë, Fifi zbulon lidhjen e vecantë me Fation Kuqarin (Foto)

Fifi prej kohësh është një nga këngëtaret më të përfolura për shkak të jetës së saj private. Pak kohë më parë ajo u përfol se është në një marrëdhënie me ish-konurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqari. E gjithë kjo nisi pasi Fifi u shpreh në “Shiko kush luan”: “Jam e lidhur me Fation Kuqarin”.

Por më vonë u mësua se mes Fifit dhe Fationit nuk ka asgjë të tillë. Fationi do jetë thjesht protagonist në klipin e ri të këngëtares që mban titullin “Maniac”. Ky projekt është përfolur shumë, madje dyshja ka treguar herë pas here edhe detaje. Fifi dhe Fationi shfaqen shumë të afërt në videoklip, ndaj kjo i ka bërë fansat të dyshojnë nëse mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht një bashkëpunim.

Një ndjekës kurioz e pyeti Fifin në InstaStory për raportin e saj të shumëpërfolur me Fationin:

“Cfarë e ke Fationin, përveçse pjesëmarrës në videoklip?”

“E kam thjesht shok dhe e falenderoj shumë që ka qenë pjesë e projektit që po nxjerrr. Faleminderit toto.”– ka shkruar ajo.