Monday , April 19 2021

Identifikohet i riu nga Elbasani që humbi jetën sot në palestër

Identifikohet i riu që humbi jetën sot në një nga palestrat e qytetit. Ai është Stavri Bardhi 30 vjeç. Burime bënë me dije se ai është paraqitur si herët e tjera në palestër, por befas ka humbur ndjenjat. Instruktorët e palestrës kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur aty në pak minuta. Por me gjithë ndihmën e dhënë, për të riun nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Ende nuk dihen shkaqet pse ai ndërroi jetë. Burime pohuan për infowebtv se para pak ditësh ai kishte manifestuar dhimbje koke. Por më pas gjithçka ka vazhduar normalisht dhe sot ai ka shkuar të kryente stërvitje.

Mendohet se shkak i vdêĸjes ka qenë një hemorragji cerebrale ose atak kardiak. Por gjithçka do të zbardhet nga ekspertimi mjekësor.

Mësohet se Stavri Bardhi ishte i fejuar.