Monday , April 19 2021

“Kufizime të reja apo…”, Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin: Masat në fuqi edhe për…

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që masat që janë fuqi do të jenë edhe për 2 javë të tjera. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha ditën e sotme se ka një ulje të ndjeshme të të infektuarve dhe rasteve që raportohen në spitale dhe ato rajonale.

“Komiteti mendon që këto shifra janë si rezultat i masave dhe tendence pozitive që është vënë re në respektimin e masave. Ka një respektim të masave por gjithsesi nuk është në nivelet e dëshiruara. Për këtë arsye, komiteti ka vendosur që masat deri tani të mbeten në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera, ora policore nga ora 8 deri në 6 të mëngjesit, ku do të lëvizet vetëm për arsye emergjente, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave. Jemi në të njëjtin nivel masash që kemi qenë edhe më parë”, tha Rakacolli.

Ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare në vend, Skender Brataj tha se është ulur numri i thirrjeve në urgjencë dhe misioni i bluzave të bardha.

“Në urgjencën kombëtare ka një ulje të thirrjeve me 1500. Edhe numri i misioneve për covid ka rënë në 100”, tha mjeku.

Top Channel