Tuesday , April 20 2021

Një tjetër çift i njohur shqiptar i jep fund lidhjes?! Ja dyshimet e fansave

Meri dhe Saimiri janë dy nga protagonistët e spektaklit të dashurisë “Love Story”, të cilët dolën çift nga gara ku morën pjesë më tepër sesa 20 vajza. Modelja fitoi zemrën e “Princit modern”, mirëpo nuk dihet nëse kjo që po i “serviret” publikut është thjesht një fasadë apo të dy kanë ndjenja për njëri tjetrin.

Fansat kanë nisur të mendojnë se pasi Saimiri iku në Gjermani ai dhe Meri nuk kanë më kontakt, madje pas ardhjes së tij në atdhe ata nuk janë takuar bashkë. Postimet e tyre në rrjete sociale kanë qenë gjatë gjithë kohës në vende të ndryshme dhe kjo i ka shtyrë të gjithë të besojnë që janë ndarë.

Asnjë prej tyre nuk ka reaguar për lajmet e ndarjes që po qarkullojnë, ndërkohë që fansat po presin të gjithë një përgjigje.