Tuesday , April 20 2021

“As unë, s’jam te unë sa ti”, Melisa bën dedikimin romantik për Andin e Përputhen?!

Dy nga ish konkurrentët e “Për’puthen, Melisa dhe Andi kanë qenë në fokus të mediave rozë pasi janë përfolur se ndodhen në një lidhje dashurie, të cilën e kanë mbajtur larg syrit dhe vëmendjes së publikut. Në rrjet qarkulloi pak javë më parë lajmi se çifti madje kishin nisur bashkëjetesën ndërsa vetë ata i kanë mohuar kategorikisht këto zëra.

Mirëpo pamjet që po qarkullojnë në rrjet, tregojnë krejt të kundërtën. Çifti janë kapur sërish mat bashkë pak ditë më parë duke mps lënë më vend për dyshime. Andi dhe Melisa kanë bërë ‘shopping’ bashkë dhe më pas janë larguar me të njëjtën makinë.

Ndërkaq, ish konkurrentja e “Për’puthen” po vijon të tregojë se është e dashuruar. Së fundi ajo ka ndarë një video në ‘Instagram Story’, në të cilën shkrihej një shprehje mjaft romnatike. “As unë, s’jam te unë sa ti”, shkruhet në shprehjen që Melisa ka përzgjedhur për të ndarë me fansat duke shtuar më tepër aludimet për romancën e saj me Andin.