Sunday , April 18 2021

COVID-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar (Foto/Emri)

Aktori i mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti ka humbur betejën me koronavirusin. 46 vjeçari ndodhej i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk ka arritur ta përballojë sëmundjen. Lurani ishte pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili luajti rolin e profesorit të Historisë.

Aktori ishte pjesë e dhjetra filmave, përfshirë dhe filmin e suksesshëm turk “Sulejmani i madhërishëm”. Ndër sukseset më të mëdha të aktorit ka qenë edhe roli i tij në filmin e famshëm amerikan, ‘Taken’.