Sunday , April 18 2021

Filloi vala e tretë e covid-19. Skënder Brataj: Koronavirusi po bën kërdinë

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare thotë se vala e tretë që ka nisur në Evropë po evidentohet edhe në Shqipëri, pasi harta e infeksionit është zgjeruar. I ftuar në emisionin “Real Story”, Brataj ka shtuar se modeli i orarit të mbylljes do të mbetet në fuqi.

Më konkretisht, ai u shpreh se:

Ka nisur vala e tretë në Evropë, duke mos na përjashtuar as neve. Ka frekuencë të lartë të infeksionit anglez. Para dy javësh, kishim 105 qytete dhe fshatra, ku kemi bërë vizita vetëm për Covid. Tani janë më shumë vendbanime ku virusi ka prezencë, pra harta është zgjeruar. Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane.