Tuesday , April 20 2021
Man and woman arguing at the street

Largohuni sa më parë prej tyre/ Ja shenjat që tregojnë se keni të bëni me një person zemërlig

Arsyeja se pse ne nuk mund të dallojmë një njeri me zemër të keqe, është më së shumti, sepse ne nuk mund të besojmë që dikush si ta mund të ekzistojë. Në fakt, nuk mund të imagjinojmë që dikush po na mashtron dhe do të na lëndojë pa treguar aspak dhembshuri.

Që dikush po gënjen për të dëmtuar reputacionin e tjetrit, që dikush po lëndon dikë pa një arsye vetëm për t’iu shkaktuar dhimbje, trishtim e shkatërrim (emocional, fizik, material)…

Fatkeqësisht, e dimë që ky lloj i njerëzve ekziston në të vërtetë! Shenjat në vazhdim tregojnë që keni të bëni me një person zemërlig. Rrini sa më larg atyre!

Njerëzit zemërligë janë ekspertë në krijimin e kaosit dhe konfuzionit. Ata shtrembërojnë faktet, gënjejnë. Nuk marrin përsipër përgjegjësi, e mohojnë realitetin dhe shpikin histori.

Njerëzit zemërligë janë ekspertë në mashtrimin e të tjerëve me fjalë ledhatuese. Jetët e tyre janë thjesht një iluzion i ushqyer nga vuajtja e të tjerëve.

Njerëzit zemërligë dëshirojnë gjithmonë të kenë kontroll mbi të tjerët. Ata nuk pranojnë këshilla, dhe krijojnë rregullat e tyre. Këta njerëz luajnë me ndjenjat e të tjerëve, dhe nuk tregojnë aspak empati për të tjerët. Kërkojnë ngrohtësi, falje dhe intimitet nga njerëzit që i kanë lënduar, por pa pasur aspak ndjeshmëri për dhimbjen që kanë shkaktuar. Kërkojnë dhembshuri, pa ofruar vetë aspak atë.

Burimi: Ndryshe/ Psikologjia