Monday , April 19 2021

Prej 4 vitesh punon si prostitutë në Elbasan. E reja tregon si nisi gjithcka

Xhemi, në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria live” tregon se prej vitesh punon si prostitutë dhe askush nuk e ka penguar të kryejë këtë veprimtari. Ajo thotë se ka nisur të ofrojë séks kundrejt pagesës, para 4 vitesh, për shkak të vështirësive ekonomike. “Kam qenë e martuar dhe jam ndarë. Pasi u ndava, familja më dëboi sepse nuk  e pranonte ndarjen. Në Pogradec, isha në rrugë, natën flija në një stol dhe aty ushtrova prostitucion për herë të parë”.

25-vjeçarja pranon se kur personi i ofroi 3.000 lekë për séks, të pranishëm ishin dhe dy fëmijët e saj. “Më ofroheshin disa njerëz por nuk doja, pastaj e nisa”. Një djalë tregon se e ka dërguar në jetimoren e Elbasanit, dhe djalin tjetër te vëllai në Itali.

Për Xhemin, punonjësit e policisë nuk kanë qenë problem, madje ka klientë policë. “Nga policia nuk kam frikë sepse nuk jam as e para as e fundit. Kam qenë ballë për ballë me policët, më kanë përshëndetur, më kanë thënë për maskën, jo për gjë tjetër.Kam pasur marrëdhënie intime”.

Për të, ky aktivitet, e pengon të ketë jetë private. “Nuk kam një jetë normale private, është shumë e vështirë. Dal në punë nga ora 5 e darkës. Tani që është mbyllur, deri në orën 7 e 30, 8 rri. Kam 5-6 klientë në ditë“.

Me klientët, kontakton nëpërmjet telefonit, taksixhinjve, lokale të caktuara. Xhemi thotë se është e kujdesshme, “një herë në 6 muaj bëj analizat, përdor mbrojtje”. /tch