Thursday , April 22 2021

“Burrat e vërtetë nuk i ofendojnë femrat”, vjen reagimi i Teas për ndarjen e bujshme nga Bearti

Ditë më parë Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre publikisht, fillimisht ata të dy filluan të mos percjellin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më pas fshinë nga Instagrami çdo foto me njëri-tjetrin, përveç një reklame që kanë bërë bashkë. Kështu nisën aludimet se ata nuk ishin më bashkë dhe më pas lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Bearti për “Express Rozë”.

Ditën e djeshme, Bearti përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë në jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ, ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

“Po gjithçka ka marrë fund, nuk dua drama ose vëmendje. Kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për of.endimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe kështu e ka thumbuar ish-partnerin./Express/