Sunday , April 18 2021

COVID-19/ Humb jetën shkencëtari i njohur shqiptar. Emri

Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 56-vjeçare fizikantit dhe profesorit të talentuar Artan Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Akademia e Shkencave shpreh dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

Boriçi ishte i vlerësuar në rrethin e kolegëve të ASH dhe të Universitetit të Tiranës si një shkencëtar, i cili ia ka dalë të jetë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar me kontributin e tij të veçantë në shkencën e fizikës, duke hyrë në panteonin e elitës intelektuale.