Tuesday , April 20 2021

Ju ka skaduar karta e identitetit dhe nuk mund të votoni? Ja vendimi i minutës së fundit nga Këshilli i Ministrave

Deri me datë 30 prill është shtyrë afati i  vlefshmërisë së kartave të identitetit, të cilat skadonin para  zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo u jep mundësinë atyre që nuk mundën të rinovonin kartën të votojnë dhe të kryejnë shërbimet të tjera me atë kartë ID që kanë aktualisht.

Vendimi për zgjatjen e afatit dhe që pason apelin edhe nga ambasadorja amerikane është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Propozimi zyrtarisht nga ardhur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Ndërsa më herët kanë bërë thirrje edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Opozita dhe presidenti Meta Meta.  Nëe nuk shtyhej afati i vlefshmërisë, qindra shqiptarë nuk do ishin në gjendje të votonin me 25 Prill.

Vendimi

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.