Monday , April 19 2021

Manastirliu jep lajmin që se prisnim për të dielën, prindërit tanë duhet ta dinë patjetër

Nga sot nis vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik V në stadiumin “Air Albania. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Insituti i Shëndetit Publik, ku ruhen sipas standardeve teknike vaksinat anti-COVID dhe nga ku po bëhet shpërndarja në të gjithë territorin, Manastirliu tha se të dielën do të nisë vaksinimi masiv i grupmoshave +70 vjeç dhe lart.

Po ashtu Ministrja shtoi se në pik atë caktuara në qytetet e tjera të vendit, do të ngrihen çadra, për të garantuar një proces më të shpejtë të vaksinimit.

“Është një vaksinë që është me një dozë. Sot fillojmë me vaksinën e Sputnik V me të moshuarit në stadiumin “Air Albania”, për të zgjeruar grupmoshën. do jenë 5 mijë të moshuar që do vaksinohen me SputnikV. të dielën do fillojmë vaksinimin masiv të grup moshave +70 dhe sipër. Do të vijojmë edhe me vaksinimin me vaksinat që sapo kanë mbërritur. Sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin dhe në pika të caktuar anë pika të ndryshme do të ketë një vaksinim masiv me çadra dhe forcat e armatosura për të garantuar një proces të sigurt dhe të shpejtë”, tha ministrja.