Wednesday , April 21 2021

Edi Rama liron nga detyra Prefektin e qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi është liruar së fundi nga detyra. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk thuhet nëse është zëvendësuar në një pozicion të dytë. Kujtojmë se Xhoxhi u emërua në këtë detyrë muajin Tetor të vitit kaluar (2020), ndërsa më herët mbante postin e zv.kryetarit dhe së fundmi drejtor i Kadastrës së Elbasanit. Ky vendim vjen pasi Klevis Xhoxhi është kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave: V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT. Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Klevis Xhoxhi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE