Thursday , August 5 2021

Eni Vasili shtatëzanë për herë të parë , publikohen fotot

Vasili është në një pritje të ëmbël. Atë e shohim çdo javë në ekran, mirëpo askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur. Ky lajm është bërë i ditur nga “Panorama Plus”. Mesa duket dashuria disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

Panorama Plus ka publikuar edhe foto të Enit me partnerin duke ecur përkrah njëri-tjetrit dhe duke bërë shopping në një dyqan fëmijësh. Në foto duket qartë barku i rrumballoksur i gazetares.