Sunday , April 18 2021

I infektuar me COVID, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-kryeministri i Shqipërisë. Vuante edhe nga…

Bashkim Fino humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e koronavirusit. Ai nuk mundi ta fitonte dot betejën me Covid-19, ku thuhet se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit. Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”.

Ndërkohë edhe deputetja Mimi Kodheli ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID në moshën 59-vjeçare. Ajo ka ndarë një foto të tyre së bashku kur kanë qenë shokë klase në fakultet, të cilën e ka shoqëruar me fjalë të ndjera.

“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira”, shkruan ajo.

Mirëpo është bërë me dije edhe sëmundja që ai kishte kaluar më herët.

Mësohet se ish-kryeministri Fino kishte kohë që vuante nga leukemia, ndërsa kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano.