Monday , April 19 2021

Kjo është femra me të cilën ish i dashuri e zëvendosoi Bora Zemanin (Foto)

Ndarja e Vin Velit dhe Bora Zemanit ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të showbizit dhe që u komentua shumë për muaj të tërë. Tashmë, kanë kaluar rreth katër vite që Bora e Vini kanë vazhduar rrugët e tyre në drejtime të ndryshme e madje kanë nisur lidhje të reja.

Ndërkohë që Bora është në një lidhje dashurie me Donaldo Veshajn, DJ i njohur, Vin Veli nuk është parë që të ketë krijuar ndonjë marrëdhënie dashurie.

Jeta e tij e natës e ka detyruar të shihet i shoqëruar me femra, por asnjëherë nuk kemi vënë re ndonjë raport serioz. Mesa duket beqarisë së tij i erdhi fundi dhe ai ka vendosur ta tregojë vetë duke publikuar foto në llogarinë e tij në Instagram.

Në bazë të postimeve që ai bën në rrjete sociale, Vin Veli vazhdon të jetë në një lidhje dashurie me bukuroshen brune, e cila e shoqëron gjithmonë edhe në lokalet ku ai duhet të luajë muzikë. Madje ai ka postuar edhe herë të tjera fotografi me të dashurën e re, por meqënëse kjo gjë po bëhet më e shpeshtë, duket qartë që DJ po përjeton një histori të vërtetë dashurie.