Sunday , April 18 2021

Lajmi i fundit/Qindra kinezë e Indianë angazhohen në fushatën e Gazmend Bardhit në Elbasan. (FOTO)

Megjithse fushata ka muaj që ka startuar, që prej datës 25 mars ajo ka nisur zyrtarisht në të dy kampet e partive politike në vend.
Tensionet nuk ka qenë të pakta sidomos në qytetin e Elbasanit, megjithëse publikisht është bërë përpjekje për t’i ulur ato.
Duke qenë se situata pandemike nuk i lejon grumbullimet dhe manifestimet, partitë politikë një pjesë të mirë të energjive të tyre elektorale po i konsumojnë në rrjetet sociale, raporton elbasaniplus.
Nga të dy kampet janë marrë konsulentë nga jashtë për menaxhimin e fushatës elektorale në rrjetet sociale me qëllim shpalosjen e programeve dhe premtimeve të partive politike dhe personave që udhëheqin fushatën në çdo qark.

Por diçka e çuditshme është vënë re në faqen zyrtare të drejtuesit të fushatës së Elbasanit, Gazmend Bardhi, i cili gjithashtu është renditur i pari në listat e kandidatëve për Partinë Demokratike në këtë qytet.
Me qindra “like” dhe “love” vijnë nga njerëz me kombësi indiane apo kineze çka të bën të dyshosh se këto “like” dhe “love”janë të blera (në rastin konkret me çmim të lirë).


Kjo lëvizje e këshilltarëve të mediave sociale të Partisë Demokratike vetëm sa ia ul seriozitetin kandidatëve të kësaj partie e cila synon të drejtojë vendin 4 vitet e ardhshme.