Sunday , April 18 2021

Në mes të fushatës, Rama ndërpret të gjitha aktivitetet elektorale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërprerë aktivitetet elektorale, në nderim dhe kujtim të Iih-kryeministri i Shqipërisë dhe deputetit socialist, Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Rama përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se nuk ka fjalë për të shkruar për Finon, teksa shtoi se i duket e pabesueshme që ai nuk jeton më.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë”, ka shkruar Rama për vdekjen e deputetit Fino.

Për shkak të humbjes së Fino, Rama ka thënë se aktivitetet elektorale do të ndalen.

“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur🌹”, shkruan Rama.

Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Një ditë më parë ai humbi nënën e tij.