Tuesday , April 20 2021

Bëri namin me këngën “Të ka lali shpirt”, Mandi Nishtulla tregon pse nuk flet më me Silva Gunbardhin dhe zbardh të vërtetën

Mandi Nishtulla ka qenë i ftuar së fundmi në “EXPULS” ku foli për karrierën e tij artistike. Ylli i këngës “Të ka lali shpirt” ka treguar gjithashtu se nuk flet më me këngëtares Silva Gunbardhin, me të cilën kreu dhe bashkëpunimin. Sipas Mandit kënga ka qenë ideja e tij dhe nuk ka marrë para, pavarësisht se pranon se kostot e klipit i ka shlyer këngëtarja.

Në këngë nuk më kanë vendosur kredencialet se ku mund të më gjejnë njerëzit. Madje më kanë thënë dhe diçka tjetër, qe klikimet nuk paguheshin, është budallik të kërkosh ti lekë. Ato klikime, ato gjonat ja kam dhënë atyre, le t’i marrin janë miliona euro. Nuk kam marre kokërr leku. Ideja e këngës ka qenë e imja, kam qenë duke ik në Francë, duke parë nga dritarja, më erdhi refreni i këngës, e shkruajta. Shkova tek Alfred Sula, ka qenë bashk me Dafin dhe këta nuk ishin martuar ende. Ishim të gjithë ok, dhe më pas vjen Silva e cila e dinte që kënga do bënte namin, kërkoi të ishte patjetër, ishim dobët me buxhetin dhe klipin e pagoi Silva. Nuk e di çfarë kanë bërë me klikimet.