Sunday , April 18 2021

Cfarë po ndodh me ciftin? Saimiri harron Merin dhe i futet politikës, ka një mesazh që na bëri konfuz

Saimir Kasemi u bë kryefjala e mediave rozë pas angazhimit të tij në emisionin “Love Story’, ku ishte edhe personi protagonist që do të zgjidhte një vajzë për të krijuar një lidhje dashurie jo vetëm në program por edhe në vijim.

Pas përfundimit të spektaklit, “princi modern” ka marrë vëmendjen për jetën e tij private, e cila duket se tanimë nuk ka më asnjë lidhje me atë të Merit dhe çifti nuk ndajnë më publikisht momente bashkë e madje as nuk flasin për ‘lidhjen’ e tyre sikurse vepronin më parë.

Ndërkaq Saimir i është futur politikës shqiptare dhe këtë e ka bërë vetë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’, ku ndau një foto të kandidatit për deputet në Qarkun e Shkodrës.