Friday , April 23 2021

Jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, këngëtarja mirditore bëhet me shtëpi të re: Ja bamirësit që kontribuan…(FOTO)

Këngëtarja e njohur mirditore Luljeta Përbasha është bërë me shtëpi të re, fale gjithë kontributeve të qytetarëve. Bëhet me dije se Luljetës i është dhuruar një shtëpi, e cila ka kushtuar 26 milion (të vjetra) dhe që ndodhet në Bilisht. Shtëpia në Bilisht është dykatëshe dhe ka gjithë komoditetet e duhura.  Pjesën me të madhe të kontibuteve e ka Arber Hajdari me organizaten e tij, i cili ka premtuar se do realizojë dhe pajisjen me orendi të reja.

“LULJETA, duke bekuar gjithe kontributoret, na dergoi dhe fotot e shtepise se re!…

(Shtepia ka kushtuar tek 26 milion (te vjetra), gjendet ne Bilisht, dykateshe, me gjithe komoditetin e  duhur. Aksioni humanitar u kurorezua me shume sukses  per kengetaren, qe ka shkelqyer ne skenat e ketushme dhe ato kombetare, festivale te Muzikes se Lehte apo ate Folklorik.

“Pjesen e Luanit” e ka kontribuar Arber Hajdari me organizaten e tij, i cili ka premtuar se do realizoje dhe pajisjen me orendi te reja. E gezofshi LULI” shkruan gazetari Gjergj Marku, i cili ka bërë me dije edhe lajmin.

Këngëtarja mirditore jetonte në kushte ekstreme. Ajo në një intervistë të dhënë disa muaj më parë u shpreh se në mungesë të një shtëpie edhe fëmijët i janë larguar nga banesa sepse rrezikon jetën aty.

Për të jetuar ka bërë çdo gjë sëbashku me bashkëshortin, kanë mbledhur maleve të Devollit lajthi për t’i shitur, për të siguruar kështu bukën e gojës. Luljeta Përbasha ka bërë pastruesen në shtëpi e hotele, për t’iu sjellë bukë në shtëpi fëmijëve të saj. Të vetmet të ardhura në shtëpinë e saj ishin 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit të saj, i cili dergjet në shtrat.

Po si duket pas shumë viteve vuajte fati i ka buzëqeshur Luljetës, e cila më në fund falë kontributeve të qytetarëve ka një shtëpi për t’u strehuar.