Thursday , April 22 2021

Këngëtari i njohur shqiptar refuzon ‘live’ propozimin për martesë, Arditi befasohet nga reagimi i tij (FOTO)

Në edicionin e “Këngës Magjike” këtë sezon është rikthyer me këngën e titulluar “Pafund”, këngëtari Lorenc Hasrama. Ashtu si gjithë artistët e tjerë Big, atij iu bënë dy pyetje nga publiku. Njëra prej vajzave i bëri Lorencit një propozim, që artisti e refuzoi.

“A je në lidhje? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë?”, – e pyeti një vajzë artistin, i cili tha se është në një lidhje të komplikuar.

“Është e komplikuar, nuk ta sugjeroj të dalim bashkë”, – tha Lorenci.

Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?

Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo…

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.

Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?

Lorenc Hasrama: Po.

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…