Thursday , April 22 2021

Covid-19 tregohet i pamëshirshëm në Elbasan, humb jetën biznesmeni dhe babai i tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar për një familje në Elbasan. “Panorama.al” mëson se koronavirusi i ka marrë jetën baba e bir. I moshuari Bajram Selimaj, 83-vjeç ndërroi jetë pesë ditë më parë, ndërsa i biri i tij, Skënder Selimaj, 53-vjeç ndërroi jetë sot. Skënder Selimaj ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se kemi pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit u testuan pozitivë 434 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën edhe tetë qytetarë. Një numër ky më i ulët në krahasim me dje kur u shënuan 11 humbje.