Thursday , April 22 2021

Shokë prej “një jete”, Arben Malaj tregon historinë e dasmës së Bashkim Finos: Bashkëshorten e kishte më të gjatë dhe…

Ish-kryeministri dhe deputeti Bashkim Fino u nda nga jeta pas një beteje 1 mujore me koronavirusin. Një nga miqtë e tij më të vjetër, Arben Malaj, ka treguar në emisionin “Frontline” se me Bashkim Finon ka fjetur në të njëjtën dhome në konviktet e Qytetit Studenti. Ai rrëfeu edhe një histori gazmore nga dasma e ish-deputetit, ku tregoi se bashkëshortja e Finos ishte më e gjatë se ai, ndaj njëri nga të ftuarit u ngrit dhe tha “kjo diferenca mes Djanës dhe Bashkimit më ngjan si ai grafiku i prodhimit industrial në vitet 1930”.

“Ne u rritëm bashkë me Bashkimin, për 4 vite kemi fjetur bashkë në të njëjtën dhomë në konviktet e Qytetit Studenti. Ne duhet të jemi krenarë si miq të tij, pasi jo shpesh të ndodh t’i shërbesh vendit në kohë të vështira.

Në vitin 1982 kur na vendosën në të njëjtën dhomë, ishim 4 shokë dhe miq të përhershëm. AJo që më ran ë sy që në fillim te Fino ishte pjesa e kulturës së familjes së tij që sillte, ishte shumë i rregullt. Ka qenë një nga strudentët më të mirë. Në vitin 1986 ishim një grup studentësh që u diplomuam me rezultatet më të mira.

Shumë pak e dinin se ai është rritur jetim, pasi babai i tij kishte vdekur para se Bashkimi të lindte, ndaj nëna e tij mori vendimin për të mos u martuar më dhe e rriti e vetme mes humë vështirësish. Ishte shumë miqësor, kishte humor. Një nga gjërat e para që bëri, është që theu atë burokracinë që zyrtari duhet të jetë i ngurtë.

Momenti i veçantë kur i shkuam në dasëm në Gjirokastër. Ishim disa shokë në një tavolinë. Djana ishte më e gjatë se Bashkimi dhe në një moment njëri nga të ftuarit tha “kjo diferenca mes Djanës dhe Bashkimit më ngjan si ai grafiku i prodhimit industrial në vitet 1930”, tha Arben Malaj.