Sunday , April 18 2021

Dita nisi ndryshe sot për deputetin e Qarkut të Elbasanit Florenc Spaho.

Florenc Spaho është deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit dhe njëkohësisht kandidat për deputet për 4 vitet e ardhshme. Z. Spaho është i renditur i gjashti (6) dhe është një ndër deputetët më shpresëdhënës në Elbasan. Ai ka fituar zemrat e të rinjve edhe për shkak të angazhimit të tij personal në zgjidhjen e problemeve të shumta qe ata hasin.

Ditën e sotme ai e nisi ndryshe në Parkun Rinia të Elbasanit pasi zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë dashamirës të këtij sporti.

Ja çfarë shkruan ai në faqet e tij zyrtare të facebook:

Dita jonë sot nisi plot me energji dhe vitalitet! Si të mos ndjehesh shkëlqyeshëm mes këtyre të rinjve sportdashës dhe gjithë optimizëm! Ju jeni e ardhmja dhe forca jonë më e madhe! Mbështetja juaj është siguri për fitoren tonë! Së bashku me Skuadrën Kampione të Partisë Socialiste!