Thursday , April 22 2021

Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër, nuk do ta besoni se kush ishte autori

Një argjendari ra pre e grabitjes ditën e djeshme në Gjirokastër. Sëfundmi mësohet se autori nuk është një i panjohur. Mësohet se grabitësi është ish-burri i shitëses. Ai ka vepruar bashkë me disa persona të tjerë. Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Armando Mevlani.

Kujtojmë se persona të armatosur me kallash hynë gjatë ditës së djeshme brenda në argjendari, ku dyshohet se kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë, që kanë qenë në banak.