Tuesday , April 20 2021

‘Kjo është hera e fundit’, Rama e thotë me bindje dhe jep lajmin e madh

Nga Vau Dejës, kryeministri Edi Rama tha se kjo do jetë fushata e fundit elektorale kur do të premtohet ujë 24 orë, duke u zotuar që brenda vitit 2022 do të gjejë zgjidhje për të gjitha qendrat urbane. “Objektivi është i qartë ne jemi në gjendje të themi sot me plot gojën që në gjitha qendrat urbane të Shqipërisë, ne do kemi 24 orë ujë brenda 2022 dhe Tirana brenda 2022 -2023 se është më komplekse.

Kështu që uji është hera e fundit që është term i fushatave elektorale sepse përfundimisht do zgjidhet 24 orë ujë për të gjitha qendrat urbane.

Këtu një herë në zonat që s’ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit do zgjidhet një herë e mirë, është e sigurtë”, u shpreh kryeministri.