Thursday , April 22 2021

Pse zgjodhi të garojë për deputete në Elbasan? Rudina Hajdari tregon historinë personale

Kandidatja për deputete nga Nisma “Thurje”, Rudina Hajdari përballë gazetares Ilva Tare tregoi arsyet, të cilat e kanë shtyrë të garojë në qarkun e Elbasanit. Ajo tha se për shkak të qasjeve të gabuara të politikës në këto vite, qyteti i Elbasanit është goditur nga varfëria dhe fenomeni i tkurrjes së popullsisë.

“Gjysma ime është nga Elbasani, duke pasur parasysh se kam shpenzuar një kohë të fëmijërisë në Librazhd dhe kam patur një familje të gjerë në Librazhd. Kemi shoqëri dhe fisin tonë. Një nga aryset ishte ajo. Pastaj, ka të bëj me faktin se Elbasani është një qarqet më të rëndësishëm në Shqipëri dhe është qarku më i varfër në Shqipëri”, tha  ajo.

Gjatë takimeve, që ka kryer personalisht në terren, znj, Hajdari thotë se në këtë qark mungojnë gjërat më bazike siç janë rrugët, uji i pijshëm dhe energjia elektrike. “Elbasani ka pësuar një rënie të madhe të popullsisë, që ka ardhur si pasojë e varfërisë dhe në të gjithë qarkun ka nevojë për gjëra bazike, siç janë ujë, drita, rrugët”, shtoi ajo.

Për Rudina Hajdarin ka rëndësi jetike, që Elbasanit t’i hiqet damka e vënë për krΙmΙn e organizuar dhe për këtë u zotua se nëse fiton mandatin më 25 prill do të bëjë gjithçka për ta luftuar një problem të tillë.