Monday , April 19 2021

Janë të ndarë por Rudina Dembacaj nuk rresht së ‘ngacmuari’ publikisht ish-bashkëshortin

Rudina Dembacaj ka theksuar përherë se ruan një raport të mirë me ish-bashkëshortin e saj, Aleks. Edhe pse tashmë e martuar me Mark Frrokun, Rudina dhe Aleks kanë ruajtur miqësinë për hir të vajzës që kanë së bashku, Viktorias. Së fundmi, moderatorja i ka bërë “reklamë” punës së ish bashkëshortit, duke treguar vlerësimin për të.

“Më i miri”, shkruan Rudina krahas fotos ku ka nxjerrë makinën e saj, si një mënyrë për të reklamuar kështu biznesin e Aleksit, i cili ka një servis makinash.