Monday , April 19 2021

Pas ndarjes nga Bearti, Tea rikthehet sërish në “Për’puthen”? Çfarë po kurdis me Olsa Muhametin

Pas ndarjes me Beartin, Tea Trifonin do ta shohim sërish në “Për’puthen”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin. Dy vajzat i premtojnë publikut se do të zbulojnë më shumë të hënën për takimin e tyre (dhe sigurisht për faktin që Tea do të jetë e pranishme në emision).

Të hënën na presin risi, siç thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz. Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë ditët e fundit. Ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:

“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.