Tuesday , April 20 2021

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, një person i lënduar

Një aksident në të cilin janë përplasur 3 automjete ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmën e parë. Raportohet se personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e aksidentit.