Monday , April 19 2021

Aksident i fortë ne vend, BMW-ja sport bëhet copë, Benz-i luksoz thyen xhamat e lokalit; 200 mijë euro dëme (FOTO)

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa vik tima ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën pranë stadiumit “Air Albania”. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Newsbomb, në aksident janë përfshirë dy mjete, një BMW Seria M5 sport version me një Mercedez Benz S Class të vitit 2020. Të dyja makinat kushtojnë bashkë rreth 200 mijë euro, por fatmirësisht janë shënuar vetëm këto dëme materiale, dhe jo në njerëz.

Tek makina BMW kanë qenë dy të rinj me shpejtësi tepër të lartë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin super luksoz. Benz-i i zi është përplasur edhe me xhamat e lokalit “Lavazza”. Dy të rinjtë që ndodheshin në makinën BMW kanë vetëm fraktura dhe thyerje në gjymtyrët e sipërm (krahë).

Në vendngjarje ndodhet policia me ambulancën, për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe mjekimin e të lënduarve.